Sterilizimi/ Pasi refuzoi pagesën, ish-ministri Beqaj "ngujohet" në zyrat e SPAK për të lexuar dosjen

28 March 2024, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sterilizimi/ Pasi refuzoi pagesën, ish-ministri Beqaj "ngujohet"
Ilir Beqaj

Një tarifë prej 120 mijë lekësh u kthye në “mollë sherri” mes ish-ministrit, Ilir Beqaj dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ish-ministri nën hetim për “shpërdorim të detyrës” në çështjen e “Sterilizimit” i ka kërkuar SPAK-ut që t'i vihet në dispozicion një kopje e akteve të dosjes, por i është pohuar nga kryesekretaria e SPAK se duhet të paguajë shumën e 120 mijë lekëve për të marrë një kopje të tyre, bazuar kjo në tarifat e institucionit.

Duke mos e pranuar këtë fakt, ish-zyrtari i lartë ka depozituar një kërkesë penale në Gjykatën e Posaçme. Përmes saj ai i kërkoi gjykatës të urdhërojë Prokurorinë e Posaçme t’i japë aktet e dosjes pa paguar shpenzimet procedurale paraprakisht. Kërkesa iu refuzua! 

Megjithatë duket se Beqaj ka gjetur një zgjidhje tjetër. Ai sot do të rrijë gjithë ditën brenda zyrave të SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

 


Video