20-vjeçari me “Range Rover” përplas për vdekje këmbësorin në Fier

27 March 2024, 22:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
20-vjeçari me “Range Rover” përplas për vdekje
Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Policia njoftin një këmbësor 50-vjeçar u godit nga një fuoristradë që drejtohej nga një 20-vjeccar.

50-vjeçar u transportua drejt spitalit rajonal të Fierit, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme“, tha policia e Fierit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

 


Video