Shoqërohet në polici vëzhguesi i Orlando Rakipit, rrahu komisionerin brenda KZAZ-së (EMRI)

15 May 2025, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoqërohet në polici vëzhguesi i Orlando Rakipit, rrahu
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka kryer shoqërimin në polici të 26-vjeçarit që dhunoi komisionerin në KZAZ Nr.30 në Yshrek.

Ai është shtetasi Rei Nozlli, vëzhgues i kandidatit socialist Orlando Rakipi, i cili gjithashtu ndodhej në vendngjarje gjatë konfliktit fizik.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.

Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.


Video