Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

15 May 2025, 12:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një grua 43-vjeçare ka plagosur me thikë babain e saj gjatë një konflikti brenda familjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në banesën ku autorja jetonte së bashku me prindërit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., banuese në Vlorë, e cila dyshohet se gjatë debatit ka goditur me mjet prerës të atin, shtetasin K. Gj., 74 vjeç", njofton policia. 

I moshuari u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.


Video