Sherr me thika: Në Tiranë fqinjët dhe në Tepelenë kunetërit, dy të plagosur

15 September 2022, 17:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika: Në Tiranë fqinjët dhe në Tepelenë
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme mes dy fqinjëve në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:10, në rrugën "Kastriotët".

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur 23-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, një plagosje me thikë pasditen e sotme është regjistruar edhe në Tepelenë.

Autoritet njoftojnë shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen "15 Shtatori" të Tepelenës. Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video