"Nuk bëjmë mësim, deri sa të na rriten pagat", pedagogët e ‘Shkencave’ dalin në protestë

15 September 2022, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk bëjmë mësim, deri sa të na rriten pagat",
Protesta e pedagogëve

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Ato kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës.

“Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, tha një laborant.

Ato kanë parashtruar një sërë kërkesash, ku thonë pagat duhet të arrijnë nivelin e Kosovës.

“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor”, janë disa prej kërkesave të tyre.


Video