Aksident në Lezhë-Shkodër, plagosen shoferët e dy automjeteve

14 September 2022, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Lezhë-Shkodër, plagosen shoferët e dy
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të Mabës.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, drejtuesit e të cilave kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


Video