Aksidenti i rëndë në Berat, kush është shkodrani që bënte manovra të rrezikshme në rrugë dhe përplasi 3 persona (Emrat)

15 September 2022, 08:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti i rëndë në Berat, kush është shkodrani

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në hyrje të qytetit të Beratit. Një automjet, tip Fuoristradë Benz, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi Leon Simoni, 31 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë ka përplasur 3 persona që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, tip Fiat Punto, me targa AA 836 AG. Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda.

Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në vendngjarje shkuan efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Leon Simoni, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici, ndërkohë që nuk dihet nëse ishte i dehur në timon apo jo.


Video