38-vjeçarja godet me thikë vëllanë në Divjakë

15 September 2022, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

38-vjeçarja godet me thikë vëllanë në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku motra ka qëlluar me thikë vëllanë e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç.

Sipas policisë, i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Video