Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do luhaten temperaturat

17 January 2023, 07:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do luhaten

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojë reshje shiu dhe dëbore.

Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.


Video