Erion Hysenbelliu, 30-vjeçari shqiptar, ishte nën "syrin" e karabinierëve, të cilët pasi kishin marrë lajmin për një person merrej me shitjen e kokainës në qytetin e Miranos.
Sipas mediave italiane, deri të martën, ditë në të cilën u kap nga Policia. Kur karabinierët patën sigurinë se brenda një prej apartamenteve po bëhej pazar droge, ata hynë në aksion. Prandaj kontrolli u zhvillua në shtëpinë e Hysenbelliut, gjatë të cilit shqiptari, duke besuar se kishte ende mundësi për shpëti, tentoi të hiqte një pjesë të drogës, duke e hedhur mbështjellësin nga dritarja në kopshtin më poshtë.
Por karabinierët e vunë re gjestin dhe panë pakon teksa fluturonte nga dritarja. Poshtë banesës e gjetën pakon, e cila kishte ende 6 gramë kokainë. Ndërsa në banesë kishte gati një kile lëndë për prerje, si dhe peshore precize, material për paketimin e dozave dhe shumën prej 460 euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Hysenbelliu më pas u arrestua, ndërsa tuniziani që ishte me të dhe po blinte drogës, do të hetohet në gjendje të lirë. u akuzua në gjendje të lirë për të njëjtën hipotezë krimi.