EMRI/ Gjendet i vdekur 32-vjeçari në lumin Osum

16 January 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Gjendet i vdekur 32-vjeçari në lumin Osum

Është gjetur në fshatin Orizaj në Berat, në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32 vjeçarit Jurgen Merkaj. Trupi është gjetur rreth orës 15:00, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë.

Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 


Video