Rebelimi në burgun e Peqinit, si ndodhi sherri mes të burgosurve dhe policisë

4 August 2022, 23:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rebelimi në burgun e Peqinit, si ndodhi sherri mes të burgosurve dhe
Burgu i Peqinit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit ku tre të paraburgosur kanë pasur një rebelim dhe janë konfliktuar me efektivët e policisë. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan, Arlind Dajën, Kreshnik Ibraliun të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Fillimisht 2 të burgosurit janë përleshur me një të burgosur e tretë. Policia ka ndërhyrë, por të burgosurit kanë goditur efektivët.

Për 3 të burgosurit do merren masa nga drejtoria e Burgjeve

3 të burgosurit janë dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.


Video