Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta para godinës së Ministrisë së Brendshme ku kërkohet drejtësi për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase në plazhin e Potamit të Himarës.
Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe shoqëria civile. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, qindra qytetarë me pankarta në duar janë grumbulluar në fillim të pedonales së Tiranës.
Protestës i janë bashkuar dhe deputetë të PD-së, teksa pritet t'i bashkohet dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Siç thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së, në protestë do kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.