Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Nuk po bëj presion, por një kërkesë legjitime për standarde!

13 February 2025, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Nuk po bëj
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama thotë se nuk po i bën presion SPAK për arrestimin e Erion Veliajt, por po bën një kërkesë legjitime për standarde demokratike.

"A ju duket normale një kryetar bashkie në detyrë, të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq, sepse ka dyshime. Sado të mëdha të jenë, por të pamjaftueshme për të ngritur akuzë para gjykatësve. Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK apo trysni ndaj gjykatës që të ngresh një problem që është kaq parimor, që ka të bëjë me kërkesën më legjitime në botë për një kryeministër, për udhëheqësin e një shumice qeverisës, aq më tepër për mua si udhëheqës i një force që i ka dhënë jetë SPAK. Mos të bëj unë një kërkesë legjitime për standarde demokratike. Jo për të ushtruar presion, por për standarde", tha Rama.

Rama kujtoi se janë mbi 2 mijë punonjës në KLGJ, për të cilën tha se kishte dëgjuar reagimin e djeshëm, por nuk ka marrë përgjigjen pse kushti i KE për procesin hetimor nuk është realizuar, kur kaq shumë punonjës paguhen nga buxheti dhe taksat e qytetarëve. Në total tha ai janë mbi 3 mijë punonjës të drejtësisë dhe ende nuk ka regjistrime hetimesh.

“Shiko çfarë thotë Këshilli Torturës i Komisionit Europian. Për çështjet e paraburgimit, që e tha edhe dje KLGJ dhe më erdhi mirë që ia dëgjova zërin dje, KLGJ që ka një numër të lartë punonjësish të rritur në 594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve është mbi 2 mijë veta, në mos gabohem. Dhe mirë bëjnë ata që flasin, trysnia! Fola për paraburgimin, ja e ka thënë Komiteti i Këshillit të Europës, e ka thënë në raport me kohë, për paraburgimin fola dhe unë! E ka thënë Këshilli i Europës, intervistat e personave që pyeten, regjistrimet audio-vizuale përbëjnë një të domosdoshme përpjekje kundër abuzimit, e drejtë e personave. Komiteti për Parandalimin e Torturës e inkurajon Shqipërinë që të shtrijë regjistrimin audiovizual në të gjithë Shqipërinë.

Si mund të kemi ne akoma, kur kemi bërë një reformë me mbështetje masive të drejtësisë së re, ja ku është këtu që ka shkuar në 3342 punonjës, përfshi edhe KLP, punonjës të shtetit shqiptar që paguhet nga buxheti dhe janë akorduar 1,2 miliardë. Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të pranojmë që të merren dëshmitë me orë të tëra dhe në fund të japin një fletë aty që ta firmosësh, të të japin 5 fletë pasi të të intimidojnë, se ku të punon babai, të ndalojnë me një fëmijë 3 vjeç në rrugë e të të marrin të thonë hajde me ne (bie kambana, “ja fjalë e vërtetë” thotë Rama). Këto janë standarde, Historia, i kemi parë në këto, historia e ka treguar se kur del nga shinat, bëhet edhe më keq për qytetarët, për institucionet, për shtetin. Si mund të merren sipërmarrësit dhe të cohën radhë atje në SPAK”, u shpreh ai.

 


Video