
Ndërmarrja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi vetting, pa një plan, apo strategji për të zëvendësuar boshllëqet e krijuara në sistemin e drejtësisë cenoi rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë.
Një studim i Stanford University nxjerr në pah se vettingu cenoi të drejtën e qytetarëve shqiptarë për një proces të drejtë gjyqësor brenda një afati kohor të arsyeshëm.
Studimi thotë se përvoja e Shqipërisë me procesin e vetingut tregon nevojën për të pasur një plan reserve për të ruajtur sistemet dhe procedurat kur ndërmerret një reformë kaq e thellë në drejtësi.
Procesi i vetingut shkoi në zemër të sistemit gjyqësor duke prekur gjyqtarët e gjykatës së lartë dhe ata të Kushtetueses. Boshatisja e këtyre gjykatave, thotë studimi sakatoi sistemin gjyqësor.
Një proces vetingu që kërkon të rivlerësojë të gjithë gjyqtarët në një vend dhe të zëvendësojë ato që gjenden të papërshtatshme, kërkon një zbatim gradual, me faza, në mënyrë që sistemi të mund të vazhdojë funksionimin normal teksa i nënshtrohet reformës.
Raporti i Stanford University thekson faktin se në 2015-s, numri i dosjeve të stok në Gjykatën e Lartë ishte rreth 8 mijë të tilla, ndërsa në vitin 2021 ky numër shkoi në 36 mijë të tilla.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.