"Loja e padukshme me inceneratorët dhe paradokset e asaj që po ndodh si politikisht ashtu dhe me procesin gjyqësor"

11 April 2023, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Loja e padukshme me inceneratorët dhe paradokset e asaj që po
Foto ilustruese

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar emisionin e mbrëmshëm Top Story në Top Channel.

Sipas gazetarit emisioni qartësoi gjithçka që po ndodh me çështjen e inceneratorëve dhe se ka një anë tjetër të medaljes, të cilën mediat kanë një ngërç absolut për ta thënë.

"Nëse doni te kuptoni thelbin e lojes se padukshme me inceneratoret, ndiqni emisionin e djeshem Top Story, sidomos Ylli Manjanin, sepse ka analizuar ne menyre integrale paradokset e asaj qe po ndodh, si ne planin politik ashtu dhe me procesin gjyqesor.

Per tre vite narrativa e kesaj çeshtje u orientua nga grupi Ahmetajt dhe aleatet e tij në politike dhe biznes, madje jane aq te guximshem sa qe se fundmi tentuan te na paraqisnin dhe nje mashtrues italian ne SyriTV si deshmitar te aferave inekzistente siç ishte blerja e nje inceneratori ne Rumani.

Manjani perdori nocionin e "drejtesise popullore" çka eshte termi ekzakt që shpjegon ate qe ka ndodhur me hetimin medioker te kesaj çeshtje.

Duke shqyrtuar dhe vet aspekte te kesaj çeshtje, dallova jo vetem paradokset por edhe ngerçin absolut te medias apo veshtiresine per te thene ca te verteta qe nuk perputheshin me narrativen e akuzave te 3 viteve te fundit.

Ndoshta ka ardhur koha per te rrefyer hapur dhe anen tjeter te medaljes", shkruan gazetari në Facebook. 



Video