Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Apel!

11 April 2023, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro. 

Ai akuzohet per “shkelje te barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Mbrojtja e Allës pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Saida Dollani do të vendosë nëse  do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo. Ndërkohë, seanca pas shortimit të gjyqtares, është caktuar të mbahet këtë të premte në orën 09:30 pranë Apelit të Posaçëm.

Lefter Alla u arrestua në mesin e muajit të kaluar, bashkë me 12 persona të tjerë, dy prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie, zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës apo përfaqësues të biznesit që përfituan tenderin.


Video