"Pse më bezdisni mamanë?", zbardhen detajet si nisi sherri në Vlorë, Liçaj sapo ishte kthyer në Shqipëri

24 July 2022, 18:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pse më bezdisni mamanë?", zbardhen detajet si nisi sherri
Momenti i shoqërimit të një të afërmi të Aurel Liçajt

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në Vlorë ku 30-vjeçari Aurel Liçaj qëlloi me armë zjarri në ajër.

Burime bëjnë me dije se Liçaj është konfliktuar me disa persona tek një lokal pranë tij me pretendimin se ata po i bezdisnin nënën. Pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë në ajër.  Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.


Video