Prangosen 4 shqiptarë në Itali, përgjegjës për vjedhjen e 20 shtëpive

13 July 2024, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prangosen 4 shqiptarë në Itali, përgjegjës për vjedhjen
Foto ilustruese

Katër shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia italiane në Pavia.

Sipas autoriteteve, shqiptarët janë përgjegjës për vjedhjen e 20 shtëpive në periudhën midis vitit 2021 dhe 2022 në Pavia, Alessandria, Savona dhe Lodi.

Ata u identifikuan nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia arriti të gjejë edhe një pjesë të sendeve të vjedhura që iu kthyen pronarëve.

Shqiptarët janë pjesë e një bande më të madhe që njihet për vjedhjen e banesave në zonë.


Video