VIDEO / Sherr masiv mes disa policëve dhe një grupi qytetarësh në Lungomare të Vlorës

13 July 2024, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Sherr masiv mes disa policëve dhe një grupi qytetarësh
Pamje nga sherri në Vlorë

Një sherr midis punonjësve të policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në hyrje të Lungomares.

Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma.

Përplasja midis punonjësve të policisë ka qenë me disa persona që jepnin me qira motorë elektrik.

Të gjithë punonjësit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit.


Video