Shoferët shqiptarë janë të shqetësuar nga gjobat që u vendosen në automjet dhe njëanshmëria e efektivit të rrugores në raport me më të fuqishmin.
Policët më të ekspozuar ndaj pakënaqësisë së qytetarëve janë policët rrugore për të cilët në total në masën e 74 për qind të ankesave u adresohen këtyre dy shërbimeve policore.
Në faqen e Facebook të ‘Aksidenteve Rrugore’ një qytetar është ankuar për një gjobë të vendosur nga policia Rrugore. Qytetari ishte ndëshkuar me 30 mijë lekë për mos respektimin e sinjalistikës rrugore.
Por në të njëjtën kohe ai ka dërguar edhe nenin e kodit rrugor, i cili e ndalon efektivin e policisë të mos e gjobisë më shumë se 20 mijë lekë për këtë shkelje.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme: