Prokuroria e Posaçme, SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim ndaj Erjon Alibejt, i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2020. SPAK në arsyetimin e saj thotë se tërheqja vjen pas dëshmisë së marrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Dëshmia e tij ka bërë të nevojshme që të kryhen hetime shtesë për Erjon Alibejn, bën me dije SPAK.
Erjon Alibej akuzohet si organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.
Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar për trafik droge së bashkë me të vëllain, i cili u vra në një atentat.
Endrit Alibej u ekzekutua në zonën e Metalurgjikut në Elbasan. Dyshohet që Erion Alibej ka marrë hak për vëllain e tij dhe ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.