"Policia nuk bëri asgjë", Familjarët e të moshuarit që u rrah për vdekje nga grabitësit: Është hera e dytë që grabitet

20 November 2022, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Policia nuk bëri asgjë", Familjarët e të
I afërmi i viktimës

Një i afërm i viktimës Çaush Shehaj ka treguar detaje nga grabitja në Mallakastër.

Ai tregon se 89-vjeçari ka rënë pre e grabitjes edhe një javë më parë, por autorët nuk morën asgjë. Ai thotë se 2 autorët e kanë masakruar.

“Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën me dhunë.

Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë.

Jemi indinjuar, por shteti nëse ka shtet e ligje, të të vrasin në shtëpinë tende. E kanë vrarë në 2 të natës lakuriq, e kanë shëmtuar masakruar nga fytyra, e brinja, nuk i duket mishi fare”, tregon i afërmi.

 


Video