Grabitje me armë në Mallakastër, dy persona dhunojnë të moshuarin dhe i marrin paratë (EMRAT)

20 November 2022, 09:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitje me armë në Mallakastër, dy persona dhunojnë të

Ervis Halimi dhe Musa Gudo janë dy autorët e grabitjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në banesën e një të moshuari në Mallakastër, të cilin edhe e dhunuan fizikisht.

Dy të rinjtë, 28 vjeçarë, kanë kërcënuar me armë zjarri. 89 vjeçarin Ç.Sh duke arritur t’i marrin një shumë parash. I moshuari ndodhet në spital ku po merr trajtimin mjekësor.

Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’.  Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".


Video