"Në Petrelë do të bëja një shkollë arti”, Mimoza Ahmeti: Ja si do i realizoj 40 orë punë publike që mi dha gjykata

19 November 2022, 20:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Në Petrelë do të bëja një shkollë
Mimoza Ahmeti

Poetja Mimoza Ahmeti, ka qenë në qendër të vëmendje për shkak të një dënimi nga Gjykata e Tiranës për ndërtim pa leje në Petrelë me kryerjen e 40 orëve punë për interes publik.

E ftuar në emisionin "Artkand, Ahmeti tha se kryerjen e 40 orëve për interes publik ajo do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.  Ajo thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte dhënë leje me shkrim në Whats App.

“Bota bëhet shumë e bukur kur gjerat merren thjesht. Unë nuk i kam ndjekur këto portalet por dikush më tha se ishte bërë e madhe. Gjithçka ndodhi me mirëbesim, sepse unë kisha folur me Erionin dhe ai ma kishte dhënë lejen me një shkrim në WhatsApp. Po mund të bësh sepse ma kishte shembur tërmeti dhe isha në pronë time. Gjithmonë doja që të ikja nga qyteti, të ndërtojë një atelje timen në Petrelë. Mirëpo mbase dhe ju shpreha dikujt që e njoh edhe ka ngjallur pas zili. Kjo nuk është hera e parë, unë për poezitë janë atakuar edhe në vitet ’90. Arti ka diçka që të jep një ekskluzivitet, kur mundohem ta shuaj ndonjëherë, dal pa krehur pa lyer dhe kur shihem në pasqyrë ndjej gravidancën e madhe të dashurisë dhe të besimit që kam marrë nga njerëzit. Shqiptarët kanë një fjalë të ‘Jeta është provë’,” tha Ahmeti.


Video