Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në afërsi të fshatit Pirg. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.