Gafa me banderolën në Vlorë, i ngatërrojnë emrin Ismail Qemalit (FOTO)

19 November 2022, 17:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gafa me banderolën në Vlorë, i ngatërrojnë emrin Ismail
Banderola

Jemi në prag të festave të 28-29 Nëntorit dhe qytetet kanë filluar përgatitjet për këto festime, ku kryeqendra e këtyre festave qendron Vlora, vendi ku Ismail Qemali ngriti flamurin në vitin 1912.

Por, qyteti bregdetar ka bërë një gafë me emrin e “Babait të Pavarësisë së Shqipërisë”. Në një banderolë të ngritur në nderim të Ismail Qemalit, i ka ndryshuar emrin këtij të fundit, duke e quajtur Ismali Qemali.

Mesa duket kjo gafë nuk u ka rënë në sy zyrtarëve të administratës publike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Myslym Murrizi i cili ironizon:

“Nga viti 1912 emrin e ka patur ISMAIL. QEMALI.Por me duket se ja paskemi ditur gabim ,sepse ne kete 110 vjetor bashkia Vlore paska vene nje banderole me emer tjeter ISMALI QEMALI.Ishalla e ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit se perndryshe do ta “ haj” keq nga spaku.Apo do ja kene ndryshuar qellimisht qe ti fshehin te dhenat per dosjet e ish sigurimit haha??”.

Gafa me banderolën në Vlorë, i ngatërrojnë emrin Ismail


Video