Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar për shoqërimin e një 33-vjeçari në komisariat, pasi tentoi të djegë flamurin ekstremist të “Epirit të Veriut”, para ambienteve të SPAK, teksa po jepej pretenca e prokurorisë për Fredi Belerin.
Policia thotë se 33-vjeçari “është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”.
Kujtojmë se flamuri i të ashtuquajturit “Vorio Epir”, është i ndaluar nga me ligj nga shtetit shqiptar si simbol ekstremist, pra nuk njihet si simbol zyrtar i ndonjë shteti apo institucioni.
“Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio Epiriot.
33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.