Ngatërroi ilaçet dhe bëri për spital të renë, shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë

13 February 2024, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ngatërroi ilaçet dhe bëri për spital të renë,

Policia është vënë në kërkim të një 22-vjeçarje, punonjëse e një farmacie pasi ka ngatërruar medikamentet duke i shkaktuar probleme shëndetësore një 38-vjeçarje.

Policia njofton po punohet për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste).

Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia


Video