Sot gjyqi për Belerin, aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit, shoqërohet në polici (VIDEO)

13 February 2024, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot gjyqi për Belerin, aktivisti tenton të djegë flamurin e
Aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit, shoqërohet në polici

Ditën e sotme do të mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Disa qytetarë janë paraqitur para gjykatës dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e Vorio-Epirit.

Personat të cilët kanë kërcënuar të djegin flamurin, janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet.

Personat janë prezantuar si aktivistë.

Ndërkohë në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.

 


Video