SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj BURG për Fredi Belerin!

13 February 2024, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj BURG për Fredi Belerin!
Fredi Beleri

SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove.

Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 


Video