Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka humbur jetën në rrethana misterioze pasditen e kësaj të diele në Pogradec. Viktima është shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.
Sipas policisë, ky shtetas ka qenë duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga të dhënat e para, dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.