Po trafikonte armë nga Serbia në Hungari, arrestohet shqiptari

28 May 2024, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po trafikonte armë nga Serbia në Hungari, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Hungari, teksa ka tentuar të kalojë kufirin me një sasi të madhe armësh dhe municione.

Një zëdhënës nga prokuroria e Budapestit tha se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi” nga Serbia në drejtim të Hungarisë.

Brenda makinës u gjetën 9 automatikë, 3 pistoleta dhe 2700 fishekë.

Ai po qëndron aktualisht në paraburgim ndërsa janë ngritur akuzat e trafikimit të armëve.


Video