Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar në Klos.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 14.15, në bypass.
55-vjeçari i identifikuar me inicialet A.L., duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.