Protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin flakadanë dhe shishe molotovi

28 May 2024, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës,
Protesta para Bashkisë

Me një breshëri të shtuar bombash molotov opozita ka përshkallëzuar protestën e saj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Dhjetëra bidonë të mbushur me lëndë djegëse janë hedhur këtë të martë në drejtim të godinës së Bashkisë, duke vënë në vështirësi punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës.

Situata u menaxhua pas disa minutash, teksa kishte dhe protestues që hodhën sende të forta, vezë e mollë drejt Bashkisë.

Edhe këtë herë policia kishte marrë masa shumë të forta policie dhe kërkoi herë pas herë nga të pranishmit që të vetëpërmbahen.

Prej disa javësh tashmë Aleanca për Teatrin, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mblidhen përpara bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

 


Video