Po organizohej vrasje? Gjykata e Tiranës vendos burg për ish efektivin e RENEA-s dhe mikun e tij

28 July 2022, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po organizohej vrasje? Gjykata e Tiranës vendos burg për ish efektivin
Remal Rada

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish efektivin e RENEA-s Remal Radën dhe mikun e tij Elton Hithi, te arrestuar pasi u kapen me snajper në mjetin e tyre luksoz.

Më pas gjatë kontrollit të banesave atyre iu gjetën dhe armë në banesa. Sipas prokurorisë dyshohet se ish efektivi I RENEA-s është pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagese.

“Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit.  Ndaj tyre rendojne akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë”.

 


Video