Lëvizte me arsenal armësh me vete, ja kush është ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar, kishte tre muaj që kishte lënë punën

26 July 2022, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lëvizte me arsenal armësh me vete, ja kush është

Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë.

Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.

Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze).

Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.

Lëvizte me arsenal armësh me vete, ja kush është

 


Video