Deri më tani dyshohej se Kreshnik Çerçizaj dhe Armand Organja u ekzektuan mbrëmjen e të dielës në Athinë për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe se atentati ndaj tyre ka lidhje dhe me atentatin ndaj Edmond Papas të premte në Tiranë,
Por, së fundmi një pistë e re hetimi ka dalë në dritë. Policia greke ka marrë informacione nga një sërë biznesmenësh në zonë, se Kreshnik Çerçizaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës për mbledhje te ardhurash, ose siç njihet ndryshe "gjobvënie".
Ajo që e bën këtë informacion nga një thashethem në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë dijeni autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival gjobëvënësish që pretendojnë zonën, merr peshë më të madhe, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e larjes së hesapeve për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.
Nga autoritetet konsiderohet e sigurt se përveç vrasësit ka pasur edhe bashkëpunëtorë, si një kamerier, por edhe një person që do të priste në një mjet arratisjeje, pasi menjëherë pas krimit autori u arratis duke vrapuar mes turmës në panik.
Ajo që me siguri shqetëson autoritetet është zgjedhja e autorit për të hapur zjarr në një lokal plot me njerëz, duke mos marrë parasysh plotësisht pasojat.