Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjatë raportimeve "live", gazetarëve iu ndodhin incidente nga më të çuditëshmit, por ka dhe raste kur ato janë me pasoja shumë të rënda.
Teksa gazetari Armand Bajrami po raportonte mbi zhvillimet e Teatrit të ri Kombëtar, pas shpinës së tij u regjistrua një aksident automobilistik.
Një makinë përplasi nga mbrapa një makinë tjetër dhe kjo gjë, siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, ka trembur për pak sekonda gazetarin.
Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe polici i trafikut, i cili nis menjëherë të bëjë fotot, por fatmirësisht aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.