Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident automobilistik është regjistruasr mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit. Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ish-kryebashkiaku ekstremist është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.