EMRAT/ E kishin porosi, kush janë dy të rinjtë që rrahën brutalisht drejtorin e OSHEE në Lezhë

21 December 2022, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ E kishin porosi, kush janë dy të rinjtë që
Edmir Përndreca

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 30 Nëntor në Lezhë ku u dhunua me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.

Në pranga janë vënë shtetasit Leonard Pepa, 27 vjeç dhe Sebastiano Malotaj, 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, si autroë të ngjarjes. Ata kauzohen për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin Edmir Përndreca, gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje." thuhet në njoftimin e Policisë.

Ka dyshime të forta se dy të rinjtë mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. policia njofton se vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja:

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll. 43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, shoferi dhe pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar me të, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.


Video