Përmbyset autobusi pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, 3 të plagosur

26 March 2023, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset autobusi pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Elbasanit.

Autoritet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, pranë Fakultet Ekonomik. Si pasojë je aksidentit janë dëmtuar tre persona të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.


Video