Rrëshqasin nga dëbora 4 alpinistë që po kalonin nga Valbona në Theth, njëri transportohet drejt QSUT

26 March 2023, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëshqasin nga dëbora 4 alpinistë që po kalonin nga Valbona
Helikopteri

Katër alpinistë serbë kanë mbetur të plagosur, pasi kanë rrëshqitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth.

Mësohet se alpinistët kanë marrë lëndime në trup. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime serioze.


Video