E RËNDË/ Humb kontrollin e del nga rruga në aksin Laç-Mamurras, ndërron jetë shoferi

26 March 2023, 08:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Humb kontrollin e del nga rruga në aksin

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Laç-Mamurras paraditen e sotme.

Një mjet ka dalë nga rruga, pasi humbi kontrollin dhe për pasojë gjeti vdekjen, raportohet edhe për të plagosur.

"Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip "Volkswagen" me targë AA642IK. Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor," njoftoi policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video