Makina përplas gjyshin dhe nipin 5-vjeçar në Tiranë

25 March 2023, 13:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina përplas gjyshin dhe nipin 5-vjeçar në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryqytet. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një 63-vjeçar dhe nipin e tij të mitur 5-vjeç.

Nga informacionet paraprake raportohet se personat e lënduar janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Video