Përfundoi poshtë rrotave të makinës pas përplasjes, vdes në spital i moshuari (EMRI)

20 August 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundoi poshtë rrotave të makinës pas përplasjes,
Pamje e aksidentit

Ka ndërruar jetë në spital i moshuari, i cili i përplas nga makina pasi po qarkullonte me biçikletë mesditën e sotme në Berat.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Agron Toska, 71-vjeç. I moshuari u transportua me urgjencë në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë, ku për fat të keq nuk iu mbijetoi plagëve të marra. 

Ai u pëplas nga mjeti  tip fuoristradë Tuareg, me targa "AA661ZD" që drejtohej nga Arlind Muçogllava, teksa po qarkullonte përpara tij me biçikletë. Pas përplasjes, Toska ka përfunduar fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë 71-vjeçarin nga poshtë makinës.

Drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat. Policia po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit


Video