Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i mitur ka humbur kontaktet me familjarët në Vlorë. Ai është larguar më datën 16 Gusht nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.
Nëna e të mitur ka bërë kallëzim në Polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të saj 14 vjeç.
"Shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit.