Digjet automjeti i gardianit të burgut në Berat, dyshimet e para

19 August 2022, 23:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet automjeti i gardianit të burgut në Berat, dyshimet e para
Mjeti i djegur

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat.Mësohet se mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat, i cili ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.

Bëhet me dije se Metaj kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë  mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të mundur shuarjen e flakëve.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Mjeti tip “Mercedez Benz” ka pësuar dëme të konsiderueshme.


Video