Ndarja e trupit të Ervis Martinaj në 6 pjesë? Policia tregon të vërtetën për Vox News

19 August 2022, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja e trupit të Ervis Martinaj në 6 pjesë? Policia tregon
Ervis Martinaj

Pak orë më parë në mediat online përfshi dhe Vox News u raportua se “Ervis Martinaj vrarë dhe trupi i tij është ndarë në gjashtë pjesë”.

Sipas portalit Albanian Post që drejtohet nga Baton Haxhiu “trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale”, shkruan portali në fjalë.

Vox News u interesua zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe uniformat blu nuk konfirmojnë as vdekjen e Martinajt dhe as detajet për mënyrën e ekzekutimit.

Por një burim i mirëinformuar në uniformat blu tha në kushte anonimati për Vox News se informacionet pranë agjentëve të policisë janë se Martinaj është vrarë, por nuk dihet asnjë detaj tjetër, as për vendndodhjen e trupit dhe as për mënyrën se si mund të jetë ekzekutuar.

Policia pas denoncimit që kanë bërë familjarët e Martinajt për zhdukjen e këtij të fundit janë duke punuar intesivisht për gjetjen e tij.

Kush është Ervis Martinaj?

Emri i Ervis Martinajt është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë, me nisjen e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, për lojërat e fatit. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.

Ervis Martinajt asokohe, iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati dhe disa automjete luksoze.

Ngjarja e vitit 2018 pranë një dyqani veshjesh në Tiranë, “Monopol”, ishte ajo, e cila do ta kthente në personazh Martinajn.

Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës.

Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë.

Viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Vetë Ervis Martinaj u plagos gjatë ngjarjes, së bashku me një person tjetër që e shoqëronte, Eljo Hato.

Vrasja e Brilant Martinajt në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërkohë, solli në kujtesë edhe vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua siç mendohet nga Brilanti, më 29 dhjetor 2021.

Mes konflikteve të familjes Martinaj, ka qenë edhe kjo e vrasjes së oficerit policie në Lezhë.

Në bazë të rregullave kanunore në këto zona, një vrasje baraspeshohet me katër të tjera, të cilat e ndjekin.

Mirëpo, këtë herë, duket se numri i duhur ka qenë pesë, duke llogaritur tre viktimat e atentatit në Fushë-Krujë dhe gjetjen e trupave të Martinajt dhe një miku të tijin, edhe pse ky i fundit, mund të ketë qenë thjesht një kolateral.

Martinaj kohët e fundit ka pasur rivalitet më shumë grupe kriminale, sa kishte arritur në një pikë që të gjithë ishin kundër grupit të tij.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video